Transmetuar më 11-12-2018, 18:42

Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur mbështetjen ndaj studentëve që protestojnë në ditën e tyre të tetë.

Lulzim Basha ka shfrytëzuar një fjalim të posaçëm në ditën e themelimit të Partisë Demokratike për të artikuluar ato që i quan orë revolte.

“Janë orë të revoltës popullore sepse studentët janë sakrificë duke thirrur një dhjetor të dytë. Gjithë respekti është për ta, kjo është liria, kjo është demokracia.

Ne jemi me ta, PD është me ta, qytetarët janë me ta. E sotmja nuk është një ditë festimi, por një ditë nderimi.

Ortakëria e babzitur mes pushtetarëve dhe mes segmenteve të kapura ka dobësuar deri në koma mekanizmat e mbikqyrjes së qeverisë.

Një ndryshim po lajmërohet këto ditë në Shqipëri. Kjo lëvizje është shumë më shumë sesa tarifat universitare, është shumë më shumë sesa kjo që shohin sot. Është armatosja me kurajo që të mos heshtin më kur qeveria i merr nëpër këmbë.

Prej 8 ditësh shohim thirrjen e të rinjve. Lëvizja studentore është bekim për Shqipërinë”, ishin fjalët e Bashës. /k.k/noa.al/