Transmetuar më 11-12-2018, 18:36

Një mollë në ditë mban doktorin larg për një vit, por mund të ndalojë edhe të qarët tek foshnjat. Një studim i ri ka zbuluar se lëngu i mollës lehtëson dhimbjet e stomakut tek fëmijët nën moshën 5 vjeç.

Mjekët thonë se lëngu i mollës i holluar me ujë është ideal për trajtimin e gastroenteriteve akute tek fëmijët. Gastroenteriti ose i njohur ndryshe si gripi i stomakut i cili prek shpesh fëmijët dhe shkakton rritje të temperaturës, dhimbje të stomakut dhe të vjella.

Lëngu i mollës është kura e duhur për lehtësimin e këtyre simptomave, thonë mjekët. Një ekip shkencëtarësh nga Universitety of Calgary në Alberta, Kanada, vëzhguan mbi 600 fëmijë të moshës nga 6 muaj deri në pesë vjeç të cilët ishin prekur nga gripi i stomakut.

Gjysma e këtyre fëmijëve konsumuan lëngun e mollës, ndërsa gjysma tjetër u trajtuan me shurup me shije molle. 25% e fëmijëve që pinë shurupin kishin akoma nevojë për trajtime të tjera, ndërsa tek grupi tjetër ishin vetëm 17%.

Përveç kësaj, fëmijët që u trajtuan me lëngun e mollës nuk kishin më nevojë për ilaçe të tjera për t’u shëruar.