Transmetuar më 11-12-2018, 17:14

Teksa studentët vijojnë të protestojnë që prej orëve të para të mëngjesit, politikanët gjejnë kohën për të shkëmbyer replika me njëri-tjetrit.

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri i është përgjigjur ironisë së Kryeministrit Rama ku përmes rrjeteve sociale ka shkruar se të gjithë janë kundër kreut të qeverisë.

Reagimi i plotë i Strazimirit:

Me PD mbase nuk janë të gjithë, por e sigurt është se të gjithë janë kundër teje, "pa dallim feje, krahine e ideje".

Janë të vjedhurit prej teje, të mashtruarit prej teje, të zbuarit nga Atdheu prej teje, të përbuzurit prej teje, të tallurit prej teje!

Janë ata që prej 5 vitesh u thua T.Q.R., që sot po të kthjenë xhevapin: R.K.T.K!

Dridhu prej tyre, se nuk të shpëtojnë dot as videot e "fuqisë" që prodhon nga zyra e blinduar e as kraharori yt azmatik që nxjerr nga këmisha e zbërthyer për …disinvolturë. /k.k/noa.al/

Rama ironizon opozitën: Qimet i kanë lënë, po zakoni u del veç me shpirtin