Transmetuar më 11-12-2018, 15:44

Gjatë paradites së sotme pikërisht në qytetin bregdetar të Vlorës, është gjetur trupi i pajetë i një personi.

Më konkretisht, rreth orës 09:30 të kësaj të marte, në lagjen “24 Maji” pranë Hidrovorit, në një nga kanalet e pastrimit është gjetur një kufomë, trup njeriu.

Burime nga policia bëjnë me dije se kufoma është identifikuar me gjeneralitetet K.H, 62 vjeç, me origjinë nga Dukati i Vlorës dhe njihet si person endacak.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të dyshimta.

Po kryhen veprimet e mëtejshme proçeduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit./b.l/noa.al/