Transmetuar më 11-12-2018, 12:38

U filmuan të zhveshur teksa kryenin marrëdhënie seksuale në piramidën e Keopsit, në Kajro të Egjiptit.

Kështu një çift danez, ngjalli reagimin e ashpër të egjiptianëve dhe autoriteteve vendase, të cilët po hetojnë lidhur me videon dhe fotografitë e tyre, të cilat po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Dritat e Kajros në sfond, shërbejnë si kornizë për fotografin danez Andreas Hvid dhe një mikeshën e tij, e cila udhëtoi direkt nga Danimarka për të filmuar këto momente.

Përgjegjësit e zonës arkeologjike të Gizës, kanë nisur një hetim, lidhur me rastin, për shkak se pamjet përveçse të turpshme janë filmuar pas orës 17.00, në perëndim të diellit, moment kur piramida është e mbyllur për publikun.

Fotografi protagonist i pamjeve shkroi se, “Seks në majë të piramidës, pasi u siguruam që nuk kishim njeri përreth. Nuk filmova apo bëra veprime gjatë ngjitjes, pasi kisha frikë se do na shikonin”.

Ministri egjiptian i antikitetit, Khalid el-Enany, deklaroi se hetimet janë në vijim, ndërkohë që po verifikohet nëse filmimi është real ose jo, shkruan noa.al.

Ndërkohë aktualisht fotografi ndodhet në Azi dhe thotë se nuk ka në plan që të kthehet më në Egjipt. /a.y/noa.al