Transmetuar më 10-12-2018, 23:25

Ndërsa kanë folur për tarifa të larta dhe gati të papërballueshme të shkollimit të tyre, shumë nga studentët e pranishëm në studion e emisionit “Opinion” janë shprehur se janë të detyruar të punojnë përgjatë gjithë vitit për të përballuar shkollimin.

E tillë ishte edhe historia e një studenteje që ishte e pranishme mbrëmjen e sotme në "Opinion".

Ajo tha se familja e saj e ka të pamundur të përballojë financimin ekonomik të saj dhe të motrës së saj që janë të dyja studente, ndërsa përgatitet për në universitet edhe i vëllai.

“Kam punuar gjatë vitit por edhe në verë”, tha ajo.

Deklaratën e studentes, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.