Transmetuar më 10-12-2018, 18:03

Pasojë të degjenerimit të qeverisë e ka quajtur Lulzim Basha situatën e krijuar në vend, ku në disa qytete ka protesta.

Nga protesta e banorëve të Unazës së Re, kryetari i Partisë Demokratike denoncoi edhe njëherë atë që e quajti vjedhje me projektin e Unazës së Re.

“Kjo që po ndodh është pasojë e degjenerimit të qeverisë. Shqiptarët nuk po e mbajnë më dot peshën e keqqeverisjes. Prej vitesh vendi nuk qeveriset më.

Me një segment ekzistues të Unazës së Madhe pa asnjë transparencë lind një projekt i dhuruar i cili çon në një tender korruptiv.

Për të mundësuar këtë vjedhje rekord, 40 mln euro për 2 km. Po të mos ishte rezistenca e banorëve sot këto shtëpi do të ishin prishur.

Edi Rama ka marrë drejtpërdrejt përfitimet e kësaj afere. Përflitet një kapar prej 4 mln eurosh si fillim, i cili i është dorëzuar përmes Afrim Qendros, Edi Ramës. Gjithësesi kjo është një gjë që duhet ta hetojë deri në fund drejtësia”, tha Basha.

Ai u shpreh se opozita do të vijojë të jetë krah qytetarëve dhe studentëve në tubimet e tyre. /k.k/noa.al/