Transmetuar më 10-12-2018, 17:17

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Sajadhë të Igumenicës.

Pas kontrolleve në makinën e tyre u gjet një sasi prej 19 kilogram lëndë narkotike marijuanë.

Ata kishin improvizuar një vend të veçantë në automjet ku droga u gjet e paketuar në 35 pako.

Të arrestuarit janë një mashkull 20 vjeç dhe një vajzë 33-vjeçe.

Po ashtu policia sekuestroi një laptop dhe një aparat celular. /k.k/noa.al/