Transmetuar më 10-12-2018, 16:37

Protesta paqësore e studentëve në kryeqytet duket se i ka “dhënë zemër” edhe banorëve të qyteteve të tjera të vendit për t’u ngritur në protestë.

Në Shkodër e Kavajë këtë pasdite qytetarët po protestojnë për çmimin e lartë të karburantit.

“Poshtë qeveria, poshtë kriminelët”, dëgjohen brohorimat e qytetarëve në Shkodër.

Ndërsa në superstradën Lezhë-Shkodër fermerët kanë bllokuar rrugën me thirrje kundër qeverisë, që sipas tyre i ka vërfëruar.

Kushtet e vështira ekonomike, çmimi i karburantit, por edhe probleme të tjera janë disa nga arsyet e protestës.

Fermerët në Lezhë janë të vendosur të vazhdojnë protestat e tyre deri në largimin e kryeministrit Rama.

Ndërkohë në Tiranë, studentët prej disa ditësh protestojnë para godinës së ministrisë së Arsimit për plotësimin e disa kërkesave. "S’ka negociata, vetëm vendimmarrje! "

Protesta është paqësore dhe studentët bëjnë thirrje për bashkim të qytetarëve por dhe studentëve të tjerë. /b.l/noa.al/