Tingulli që dëgjoni më poshtë është ai i erës në planetin Mars. Veshi i njeriut mund ta dëgjojë për herë të parë, në sajë të punës së kryer nga Nasa me sondën Insight, e cila u ul në planetin e kuq vetëm pak ditë më parë.
Regjistrimi daton të shtunën e 1 dhjetorit, kur në Mars, era frynte me shpejtësi nga 16 deri në 24 kilometër në orë.
Ky rezultat u arrit në sajë të dy sensorëve tejet të ndjeshëm në ajër.
Në këtë mënyrë u mundësua regjistrimi direkt i erës, dhe me sensorin tjetër vibrimet e prodhuara në panelet diellore.
“Për Nasën, tingulli i parë nga Marsi përbën një dhuratë të papritur”, shpjegoi Bruce Banerdt, përgjegjës i InSight, pranë Jet Propulsion Laboratory.
Ai sqaroi se një nga objektivat e misionit, ishte matja e lëvizjes në Mars dhe kjo gjë shkaktoi kapjen edhe të tingujve zanorë. /a.y/noa.al