Transmetuar më 10-12-2018, 10:09

Studentët e universiteteve publike kanë dalë sërish sot në protestë, në ditën e gjashtë të saj. Me pankarta në duar, ata kërkojnë zgjidhje për tetë kërkesat e tyre, duke u grumbulluar para ministrisë së Arsimit.

Po ashtu ata refuzojnë negociatat, duke kërkuar vetëm zgjidhje.

Të rinjtë kërkon përgjysmimin e tarifës së studimit; rritjen nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%; Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor; Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor; Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve; Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë; Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Sakaq Kryeministri Edi Rama, i ka ftuar që në orën 11.00 të ditës së sotme, të komunikojnë Live nëpërmjet faqes së tij në Facebook.

Ndërkohë të rinjtë kanë paralajmëruar se kulmimi i protestës do të jetë dita e martë, ku dhe kanë paralajmëruar se nëse nuk marrin përgjigje pozitive, nuk përjashtohet mundësia që të futen në grevë urie.

Kërkesat e studentëve

1- Përgjysmim i tarifës së studimit

2- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3- Mbështetur në nenin 99, mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë, pika 2 kërkon që bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-ve dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët

4- Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor

5- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve

7- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë

8- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2019. /a.y/noa.al