Transmetuar më 09-12-2018, 13:05

Tiranë, NOA.al- Si pasojë e zhvillimit të një qendre e presionit të ulët atmosferik në brigjet italiane do të kushtëzoje motin edhe në Shqipëri.

Për pasojë, pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet mesatar në të gjithë vendin.

Në majat e maleve priten reshje te pakta dëbore. Pasditja dhe mbrëmja sjellim përmirësim të motit, ku i gjithë territori do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por rënie të lehtë pritet në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugore – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë. /a.y/noa.al