Transmetuar më 09-12-2018, 12:23

Pas katër muajsh hetimet u mbyllën. 41-vjeçarja angleze Vicki Archer, prezantuese e njohur radiofonike e BBC, nuk u vra, por u vetëvra, pas krizës së radhës depresive, në fillim të muajit gusht.

Kur e gjeti veten në shtëpinë e saj bosh, pasi tre fëmijët e saj kishin ikur për të ndenjur pesë ditë me të atin, me të cilin Vicky ishte divorcuar, krizat e ankthit dhe frika u shtuan.

Një përzierje ndjenjash e cila rezultoi vdekjeprurëse.

Në 6 gusht kur ishte në mes të emisionit, ajo ndërpreu gjithçka në mes, i përshëndeti të gjithë dhe u largua duke iu thënë të gjithëve se kishte nevojë për një periudhë pushim. Në atë moment askush nuk e mendonte fundin fatal të saj.

Ajo doli nga vendin e punës rreth orës 17.00 për të shkuar në shtëpinë e saj në Shrewsbury, të Shropshire.

Aty ajo vari veten, ku u gjet e pajetë nga njerku i saj Lee Holyoake 64 vjeç dhe e ëma Beryl, 73 vjeçe, rreth orës 20.15.

Ata kishin shkuar në shtëpinë e saj për ti rregulluar sobën, siç dhe i kishin premtuar. Por kur gjetën derën mbyllur, Lee hyri nga dritarja dhe mbeti pa fjalë nga skena që pa. Vicky ishte varur, shkruan noa.al.

Tentoi më kot ti bënte masaszh kardiak, lajmëroi ambulancën por më kot, në orën 20.20, Vicky u deklarua e vdekur.  Nga autopsia e kryer rezultoi se kishte nivel të lartë alkooli në gjak, si dhe gjurmë ilaçesh qetësues. /a.y/noa.al