Transmetuar më 09-12-2018, 09:00

Balerini Graciano Tagani ka bërë një deklaratë të fortë, lidhur me një lëvizje të mundshme të tij.

Teksa këtë të shtunë ka qenë i ftuar në “Shiko kush luan”, ai i është përgjigjur një pyetje thumbuese.

Tek loja “Ndaje ose pije” balerinit i duhej t’i përgjigjej pyetjes se nëse do t’i propozohej, a do të linte skuadrën e baletit të Albi Nakos për trupën e baletit të Top Channel.

Graciano si për habi u përgjigj: “Patjetër, me kënaqësinë më të madhe. Do ta lija Albin, sepse trupa e baletit të Top Channel është më e mira”.

Ai u shpreh se do të ndihej shumë i lumtur nëse do të merrte një propozim të tillë.