Ashtu siç edhe pritej fitues në edicionin e 20-të të "Këngës Magjike" është shpallur kantautori i njohur Flor Mumajesi.
Ai u prezantua në këtë festival me këngën "Plas", e cila u pëlqye gjerësisht nga audienca shqiptare.
"Plas", gjithashtu u zgjodh balada më e mirë në finale.
Pas marrjes së çmimit si balada më e mirë Flori tha: “Të dua mam”.
Kënga "Plas" është edhe një nga më të klikuarat e "Këngës Magjike" në Youtube.
Video e mëposhtme tregon momentin se si e priti Flori çmimin pas votimeve nga kolegët pjesmarrës.
Ky vit shënoi 20 vjetorin e festivalit të muzikës shqiptare moderne, i cili për publikun erdhi me befasi të shumta për publikun, si dhe për herë të parë në Shqipëri u transmetua drejtpërsëdrejti në Youtube me “Virtual Reality”. /a.k/noa.al/