Futbollisti i njohur pëson aksident të tmerrshëm, makina e tij bëhet copash
Transmetuar më 08-12-2018, 23:33

Skuadra e madhe e Premier Ligës angleze, Arsenali, ka marrë së fundmi një lajm të keq.

Futbollisti i talentuar i skuadrës, Dominic Thompson është përfshirë në një aksident të tmerrshëm rrugor.

Lajmin për aksidentin e futbollistit është bërë i ditur nga “The Sun”.

Thompson ishte duke i dhënë makinës në periferi të qytetit, në Hertfordshire, kur ndodhi aksidenti.

Policia thuhet se është njoftuar për aksidentin nga kalimtarët e rastit, ndërsa nga ajo që tregojnë foto makina është bërë copash.

Nuk dihet nëse Dominic ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë ose jo, ndërsa do mësohet në orët në vazhdim për të.

Më poshtë keni fotot e aksidentit./a.k/noa.al/ 

NOA Sondazh