Transmetuar më 08-12-2018, 18:14

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka komentuar protestën e studentave para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, kundër ligjit për Arsimin e lartë.

I pyetur nga gazetarja nëse historia e dhjetorit të ’90 po përsëristet, Patozi është shprehur se ende nuk mund të thuhet se po përsëritet, por ka theksuar se është ngjarja më e bukur e 10 viteve të fundit.

“Nuk mund ta themi që historia po përsëritet, por është ngjarja me e bukur e 10 viteve të fundit. Shpresoj që fruit i protestës të ketë një peshë politike dhe sociale.

Nuk besoj se ka një organizim të mirëfilltë protesta, sepse do kishte qenë perfeksion. Mendoj që është një akumulim i një revolte që dita ditës është kthyer në ortek”,- ka thënë ish-nënkryetari i PD-së.