Skuadra e Tiranës ka fituar 4-0 përballë modestëve të Kastriotit, një rezultat ky që nuk i kënaq aspak tifozët për faktin se përballë kishin një ekip pa pretendime.
I vetmi që mund të jetë ndier mirë është Traineri Mema që mori fitoren e parë.
Vetëm 11 minuta mjaftuan për të nisur festën bardheblu. Santamu i vjedh një penallti gardianit të Kastriotit dhe Edon Hasani nga 11 metërshi tregohet i saktë.
Mesfushori tregohet i saktë nga pika e bardhë, me Kukën që e dërgoi në njërën anë dhe topin në krahun tjetër.
Një kombinim perfekt mes Halilit dhe Grecës solli golin e sigurisë, 3 minuta përpara fundit të fraksionit të parë. Pjesë e festës bardheblu u bë dhe sulmuesi Michael N’goo, i cili lëvizi mjaft bukur brenda zonës, duke tundur rrjetën. Goli i Santamu në minutën e fundit të kohës së rregullt kompletoi pokerin. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd