Transmetuar më 08-12-2018, 15:26

Një ditë pasi humbi trinjakët Enkeleda Rexhepi thotë ajo ka pasur një shtatzani problematike, por plot një muaj më parë, mjekët në Tiranë që i ndiqnin ecurinë kishin refuzuar ta shtronin.

31-vjeçarja thotë se i kishte vënë në dijeni mjekët për shqetësimet, por bluzat e bardha i kishin rekomanduar të qëndronte në Shtëpi, të paktën deri këtë të shtunë, kur ajo kishte planifikuar vizitën e radhës, por që nuk e arriti, shkruan Ora News.

"Ju thashë të më më shtronin por më thanë se nuk ështe e nevojshme pasi nuk ke ndonjë problem serioz", deklaron ajo.

Ajo thotë se dy nga tre djemtë që priste tu jepte jetë, mbijetuan për rreth dy orë, por edhe më herët mjekët e kishin paralajmëruar se shpresonin që ajo të arrinte muajin e shtatë për ndërhyrje

"Vizitën e fundit që shkova në Tiranë më thanë që nuk është e nevojshme të shtrohej por të shkonte në Tiranë. Nuk më jepnin garanci edhe nëse  do të shtrohesha" , është shrehur 31-vjeçarja.

Me hidhërimin e humbjes së tre nipërve, nëna e 31-vjeçares kërkon nga Ministria e Shëndetësisë të marrë masa e të plotësojë me mjek gjinekolog spitalin e Bulqizës,që fatin e tyre të mos e ketë asnjë vajzë tjetër

"Zona jonë është e thellë, e këto punë nuk presin kur të vijnë mjekët nga Tirana".

Pasi doli nga rreziku për jetën, 31-vjecarja u soll në Tiranë për mjekim të specializuar.