Transmetuar më 08-12-2018, 13:47
Studentët e kanë pritur me ovacione daljen e ministres Lindita Nikolla për t’u takuar me ta në shesh.
Menjëherë sapo ka dalë nga godina e ministrisë, Nikolla është kther sërish pas thirrjeve kundër saj.
Ajo e ka quajtur këtë situatë si të vështirë për të.
Në një intervistë për Ora News, Nikolla u shpreh se do të vazhdojë të kërkojë takim me ta.
“Unë i pres në universitet, dhe kudo që ata duan të bisedojmë sëbashku”, ka deklaruar ministrja.
Një ditë më parë ata refuzuan edhe një takim me Kryeministrin Rama për kërkesat e tyre. /k.k/noa.al/