Transmetuar më 07-12-2018, 20:08

Largimi i disa lojtarëve kryesorë nga skuadra e Skënderbeut reflektohet javë pas jave te korçarët.

Ata janë mundur nga Kukësi në fushën asnjanëse të Kamzës, duke konfirmuar në këtë mënyrë edhe situatën e vështirë në të cilën ndodhen.

1 gol i mjaftoi kompionëve në fuqi për të marrë tre pikë të plota në këtë takim.

Goli i Melos me 11-metërsh në minutën e 55-të, i dha fitoren skuadrës së Cungut, që e sheh veten në kuotën e 30 pikëve, po aq sa Skënderbeu.

Në krizë skuadra e Orges Shehit që në 3 ndeshjet e fundit ka regjistruar 2 humbje dhe 1 barazim, duke iu larguar gjithnjë e më shumë kreut. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd