Transmetuar më 07-12-2018, 14:05

Tiranë, NOA.al- Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të kushtëzojnë mot të ngrohtë dhe të lagësht.

Për pasojë: vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë vendin deri pas mesdite ku pritet shtim i tyre duke gjeneruar shira, më të dendura në zonat veriore-veriperëndimore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me vranësira dhe shira në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 21°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë. /a.y/noa.al