Transmetuar më 07-12-2018, 11:42

Kishte qenë protagoniste në sezonin e tetë të spektaklit “America’s Next Top Model”. Jael Strauss, u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare, si pasojë e tumorit të gjirit.

Por vetëm dy muaj më parë ajo kishte lajmëruar publikisht se ishte prekur nga sëmundja, e cila për shkak se ndodhej në stadin e katërt, ishte e pashërueshme.

Strauss u nda nga jeta më 4 dhjetor, pas disa ditësh të kaluara në koma.

Në muajin tetor nëpërmjet një postimi në Facebook, kishte shkruar, “Dhimbja është e papërshkrueshme. Por po luftoj për të jetuar një ditë më shumë dhe asgjë nuk mund të më ndalë”.

Por pak javë pas këtyre fjalëve modelja amerikane vendosi të ndërpresë terapinë, duke u shtruar në një spital ku dhe kaloi ditët e fundit të jetës. /a.y/noa.al