Transmetuar më 07-12-2018, 10:37

Një ndarje e parakohshme nga jeta, për një prej gazetareve me shumë vite në sektorin e kronikës.

Gazetarja Sonila Mesareja, e cila për shumë vite ka punuar në shtypin e shkruar dhe është përfshirë në projekte të ndryshme gazetareske, është ndarë nga jeta ditën e sotme, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga kolegia dhe mikja e saj Eglantina Alliaj.

Duke publikuar një foto me të, Alliaj shkruan:

“Mikja ime, më trondite dhe më lëndove këtë mëngjes me ikjen tënde nga kjo jetë!

Ti luftove fort me atë sëmundje të mallkuar, luftove fort për vite të tëra, dhe duke të njohur ty, shpresoja që do ja dilje…por nuk ja dole dot!

Një kolege dhe gazetare e shkëlqyer, një mike shumë e shtrenjtë për mua! Të qofte dheu i lehtë Sonila Mesareja!” /a.y/noa.al