Transmetuar më 07-12-2018, 07:46

Pas protestës masive të ditës së djeshme, studentët e universiteteve publike, kanë paralajmëruar se do të dalin sot në protestë.

Protesta pritet të kulmojë në orën 10.00 para ministrisë së Arsimit.

Kjo pasi studentët nuk i ka kënaqur heqja e tarifës për provimet e mbartura.

Studentët thonë se do të qëndrojnë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre të tjera dhe se tarifa për provimet e mbetësve është vetëm njëra pikë nga katër kërkesat.

Ata kërkojnë edhe plotësimin e tre kërkesave të tjera, ku renditen përgjysmimi i tarifës së studimeve, përmirësimi i kushteve në konvikte si dhe që Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si ministria e Arsimit.

Më poshtë mund të shihni edhe axhendën e protestës. /a.y/noa.al