Transmetuar më 06-12-2018, 16:30
Foto ilustruese

Një 31 vjeçar i kërkuar nga policia e Tiranës është arrestuar nga policia e Bulqizës ditën e sotme.

Burime policore bëjnë të ditur se në pranga është vënë Emirjon Muça, banues në fshatin Ostren, Bulqizë.

Arrestimi i 31 vjeçarit u bë pasi ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për veprën penale "Kanosje".

Shtetasi i lartpërmendur do të dërgohet në D.V.P. Tiranë me qëllim kryerjen e procedurave të tjera ligjore./b.l/noa.al/