Transmetuar më 06-12-2018, 15:14

Fifi dhe Mc Kresha, janë dyshja e artistëve që me hitin e tyre "Psikopatja jote", debutojnë në këtë edicion të 20-të të "Kënga Magjike", ku sipas shifrave dhe komenteve të shumta në rrjetet sociale, kënga e tyre është pretendente për të fituar çmimin e parë.

Por ka qenë një lajm i vetëm pak orëve më parë, ku u përfol gjatë në media se këngëtarja e njohur, mundet që të mos dalë të performojë në skenë pikërisht për shkak të problemeve me peshën.

Por këngëtarja ka mohuar gjithçka duke u shprehur se: Normal që është rren, kurrë nuk e kam thënë. Të më vinte turp prej kilogramëve isha dobësuar.

Elhamdulilah jam shumë mirë me shëndetin e do dal si zonjë të këndoj sot në Pallatin e Kongreseve e shoqëruar me 20 kg plus që ndihem krenare me to. Kurrë s’kam dhënë deklaratë të tillë”./b.l/noa.al/