Transmetuar më 06-12-2018, 14:27

Një burrë i cili shkoi në spital me probleme në zemër, përfundoi me kollë aq të fortë, sa që nxori njërën mushkëri vendit.

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar amerikan, i cili ishte shtruar në California San Francisco Medical Center, për shkak të insufiçencës kardiake.

Pacienti kishte të vendosur një peacmaker (stimuluesi elektrik i zemrës) për shkak të problemeve të tij kardiovaskulare, shkruan revista shkencore ‘New England Journal of Medicine’.

Gjatë javës së parë të trajtimit, ai nisi të kollitej shumë fortë. Kështu ai nxori një pjesë të tubave të mushkërisë, të cilat mund ti shihni në foton që noa.al sjell më poshtë, për shkak të sforcimit. Pacienti, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ndërroi jetë një javë më vonë.

Gjithçka për shkak se venat e tij të gjakut ishin 50% nën normën e lejuar.

Kështu për një javë me radhë ai kishte kollitur gjak dhe mukozë, duke shkaktuar sforcimin e mushkërive.

Pavarësisht se është e pamundur që nëpërmjet kollitjes të nxirret e gjithë mushkëria e njeriut, një pjesë e saj doli për shkak të spazmave.

Pasi pacienti nxori “pemën bronkiale”, ai u intubua me urgjencë, por gjeti vdekjen për shkak të komplikimeve që pësoi. /a.y/noa.al

NOA Sondazh