Transmetuar më 06-12-2018, 12:56

Vogëlushi 10-vjeçar Anthony Avalos, ka përjetuar orë të tmerrshme në fund të jetës së tij.

Kjo pasi ai u vra nga e ëma dhe i dashuri i saj, pasi deklaroi se ishte homoseksual.

Krimi i rëndë i ndodhur në Karolinën e Jugut, SHBA në muajin qershor, ndërsa detajet e krimit u zbuluan vetëm këto ditë teksa po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj dy të pandehurve.

Nga hetimet e kryera rezultoi se i mituri ka përjetuar tortura të vërteta, në orët e fundit të jetës, pasi u gjet me sytë e nxirë dhe të djegura në pjesën më të madhe të trupit.

Anthony ishte aq i vogël dhe i dobët, sa që kur ndërroi jetë në spital, kockat e tij dukeshin lehtësisht.

Po ashtu ai kishte shenja edhe në kurriz dhe në të pasme, shkruan noa.al.

“Mjeku ligjor certifikoi praninë e plagëve në të gjithë trupin e vogëlushit”, deklaroi prokurori në seancë.

32-vjeçarja Kareem Leiva, nëna e Anthony dhe partneri i saj Barron 29 vjeç, që të dy pretendojnë pafajësinë. /a.y/noa.al