Transmetuar më 06-12-2018, 12:09

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ka publikuar ditën e sotme fotografinë e parë me djalin Kajan.

Gjithçka teksa sot vogëlushi ka mbushur dy muaj që nga ardhja në jetë.

“Dy muaj me këtë qiell të vogël”, shkruan Ajola, teksa shihet me vogëlushin në krahë, i cili shihet i mbështetur në kraharorin e së ëmës.

Vogëlushi erdhi në jetë në 6 tetor, duke bërë prindër për herë të parë Ajolën dhe Erionin.

Dy prindërit e rinj duken mjaft të lumtur nga ardhja në jetë e vogëlushit, ndonëse janë treguar të rezervuar sa i takon pamjes së tij. /a.y/noa.al