Transmetuar më 06-12-2018, 10:41

Një kthesë e papritur për një krim të veshur me mister. Në sajë të filmimeve të disa kamerave sigurie të instaluara në rrugë, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i një vajze 17-vjeçare, e dyshuar si e përfshirë në vdekjen e një gazetari të ri, i cili u gjet i pajetë në një motel.

Kufoma e gazetarit argjentinas Martin Licata, 27 vjeç, u gjet para një jave, në një motel në Flores, lagje e Buenos Aires.

Trupi i pajetë u gjet me duart e lidhur me litar, ndërkohë që në trupin e tij u gjetën shenja dhune, bashkë me shenja mbytje rreth qafës.

Autopsia konfirmoi se vdekja e të riut u shkaktua për shkak të asfiksisë dhe dhunës.

Për llogari të hetimeve është arrestuar një vajzë 17 vjeçe, me banim në lagjen Bernal, por për shkak të moshës së mitur, nuk bëhet me dije identiteti i saj.

Vajza e re, me origjinë nga Paraguai, u zbulua në sajë të disa telekamerave të cilat e fiksuan duke dalë nga dhoma ku ndodhi krimi, shkruan noa.al.

Momentalisht nuk bëhen me dije akuzat e ngritura ndaj vajzës, ndërkohë që nuk përjashtohet asnjë mundësi, përfshi edhe atë të një loje erotike të shkuar keq. /a.y/noa.al