Transmetuar më 05-12-2018, 18:08

Vajza e vogël me emrin Kaitlyn i ka dërguar një letër Babagjyshit duke i kërkuar një veshkë të re për vëllain e madh. Ajo e kishte lënë një zarf disa ditë më parë në dyqanin Lowe’s Home Improvement në Franklin të SHBA-së.

Mes letrave të shumta, njëra prej tyre tërhoqi vëmendjen sepse përveç se ishte shkruar me ngjyra të theksuara edhe fjalët preknin zemrën.

“I dashur Babagjysh, disa mund të mos besojnë tek ju, por unë po. Një gjë që me të vërtetë dua për Krishtlindjen për vëllain tim të madh është një veshkë e re për transplantim. Ju lutem!”.

Në letër ishte shkruar vetëm emri: Kaitlyn, dhe asgjë tjetër. Asnjë mbiemër apo adresë, kështu që punonjësit e dyqaneve filluan të kërkonin fëmijën, duke postuar letrën në faqet e internetit dhe kudo që ishte e mundur.

Në një kohë të shkurtër është bërë kaq virale saqë tani të gjithë dëshirojnë të gjejnë Kaitlyn dhe familjen e saj “për t’i mbështetur ata në këtë betejë”.