Transmetuar më 05-12-2018, 17:42

Nga protesta e banorëve të “Astirit, kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi kryeministrit Edi Rama se po bën gjithçka që të zhvendosë vëmendjen nga reagimi qytetar.

Ai kërkoi nga këta të fundit që të mos dorëzohen, duke siguruar edhe mbështetjen e opozitës në këtë kauzë.

“Edi Rama ka kohë që ka shkelur vijën e kuqe. Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt. Admirim për kurajon e banorëve. Sot jemi në një betejë kundër vjedhjes ku janë ngritur edhe studentët.

Kjo është një revoltë qytetare që po vlon në çdo cep të qytetit dhe në qytetet e tjera. Unë kam një mesazh se kështu beteja do fitohet.

Mos u dorëzoni se të gjithë së bashku jemi më të fortë dhe do triumfojmë kundër vjedhjes tek Unaza, në universitet dhe duke rikthyer fatin tuaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj”, tha Basha.

Ai tha se Prokuroria hesht përballë asaj që e quajti vjedhje të hapur me projektin e Unazës së Re. /k.k/noa.al/