Transmetuar më 05-12-2018, 15:17

Nëntë shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës që e transportonin nga Holanda.

Shqiptarët u arrestuan së bashku me 11 personat e tjerë si pjesë e grupit kriminal në sajë të operacionit të koduar “Braveheart”.

Trafikantët ishin banues në Milano, Breshia, Bergamo dhe në periferi të këtyre tre qyteteve.

“Importimi nga Holanda ndiqte rrugë të ndryshme, shpërndarja vinte sipas modolitetit të rafinuar”, shpjegon shefi i antidrogës në Milano. 11 të arrestuarit ishin të ndarë në dy grupe.

Grupi i parë, aktiv në zonën Greco Turro të Milanos, e fshehte kokainën në pjesë të ndryshme të makinës.

Ata komunikonin me njëri-tjetrin në sajë të telefonave celularë me numra të koduar dhe importuan kokainë në sajë të disa makinave, të cilat ishin të pajisur me lokalizues GPS.

Hetimi nisi në vitin 2015 i udhëhequr nga prokurori i Milanos, Luigi Luzi, duke sjellë edhe sekuestrimin e 40 kg kokaine të pastër, me një vlerë prej 4 miliona eurosh.

Kokaina e prodhuar në Amerikën Jugore, dërgohej drejt Amsterdamit dhe nga aty transportohej me kamion drejt Italisë./b.l/noa.al/