Transmetuar më 05-12-2018, 13:50

Mbyt djalin 5 vjeç dhe më tej e ther. Një nënë vrau djalin e saj dhe më pas u mundua që të fshihte kufomën, duke e futur në një qese, të cilën e hodhi më tej në koshin e plehrave si të ishte një mbeturinë e zakonshme.

Por krimi tronditës u zbulua nga babai i fëmijës në momentin e kthimit në shtëpi, kur u përball me skenën shokuese.

Burri i cili punon si polic, telefonoi kolegët e tij dhe iu tregoi se çfarë gjeti në banesën e tij në Houston, Texas, SHBA.

Ai tregoi se kur u kthye nga puna mbrëmjen e të premtes, gjeti në plehra trupin e pajetë të djalit Jiadong Xu.

Nëna e fëmijës Lihui Liu 43 vjeçe, e mbyti fillimisht në vaskën e banjës djalin, ndërsa më tej i preu kokën, duke u munduar që të zhdukte trupin, shkruan noa.al.

Gruaja kineze u arrestua nga policia pas krimit, teksa tashmë pritet të përballet me procesin gjyqësor.

Ndërkohë çifti ka edhe një vajzë 13 vjeçe, e cila në momentin e krimit nuk ndodhej në banesë. /a.y/noa.al

NOA Sondazh