Transmetuar më 04-12-2018, 20:49

Vdekja e Presidentit të 41 të SHBA ka prekur jo pak njerëz, dhe për këtë edhe nderimet kanë zgjatur disa kohë.

Ndërkohë Ambasada Amerikanë në Tiranë ka njoftuar se nesër do të qëndrojnë të mbyllura të gjitha zyrat në nder të ish-Presidentit Bush që u nda nga jeta pak ditë më parë.

“Ambasada Amerikane në Tiranë do të jetë e mbyllur nesër, e mërkurë, 5 dhjetor, në nderim të Ditës Kombëtare të Zisë për Presidentin George H.W. Bush.

Do të rifillojmë punën si zakonisht të enjten, 6 dhjetor. Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën, 5 dhjetor. Të gjitha takimet konsullore janë shtyrë për të premten, 7 dhjetor – ju lutemi të kontrolloni adresat tuaja të postës elektronike për më shumë informacion. Faleminderit!”, shkruhet në postim.

George Herbert Walker Bush, u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare gjatë të premtes që lamë pas.

Bushi prej vitesh vuante nga Parkinson dhe qëndronte në karrocë me rrota.

Ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë nga vitet 1989 deri në 1993, ku u mor kryesisht me politikën e jashtme./a.k/noa.al/