Transmetuar më 04-12-2018, 20:26

Gazetarët e Vlorës kanë reagur ashpër në lidhje me kronikat televizive që e cilësojnë Vlorën si qytetin e drogës e të krimit.

Ata kanë përgatitur vetë një kronikë që e kanë transmetuar në “Gjashtë Plus Një Vlora”.

“Vlora, qyteti i Flamurit, qyteti simbol i historisë,me lavdinë e trasheguar ndër breza,po cënohet nga media dhe opinionistë nga më të ndryshmit, atje lart në Tiranën që ne të gjithë e cilësojmë:Tirana zyrtare”, thuhet ne reagimin e gazetarëve.

Më tej ata shtojnë se “kush e ka ngritur jetën me punë të ndershme, e bën jeton e qetë dhe të sigurt e se realiteti që paraqiten në kronikat e montuara janë raste të kufizuara që nuk pasqyrojnë aspak realitetin e qytetarëve vlonjat.

Reagimi i plotë:

Ka ditë që qyteti ynë, Vlora, qyteti i Flamurit, qyteti simbol i historisë,me lavdinë e trasheguar ndër breza ,po cënohet nga media dhe opinionistë nga më të ndryshmit, atje lart në Tiranën që ne të gjithë e cilësojmë Tirana zyrtare.

Por a është ky realiteti në këtë qytet, ku ne jetojmë përditë?

Që në krye të fjalës,ne qytetarëve, lindur dhe rritur në Vlorë,ku cdo ditë jetojme e punojmë këtu,duke prekur e jetuar cdo ditë këtë realitet,na duhet ta mohojmë bindshëm: Jo, Jo dhe JO!

Nuk është kjo Vlora që mundoheni të na servirni!