Transmetuar më 04-12-2018, 16:25

Dhuna në familje vijon të jetë prezente në vendin tonë. Së fundmi, policia e Devollit ka prangosur një person.
Ai është shtetasi N.Ç, 38 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.Ç, 33 vjeçe.
Nuk dihen shkaqet e dhunës bashkëshortit ndaj gruas së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. /k.k/noa.al/