Transmetuar më 04-12-2018, 14:26

Me rastin e 106-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare, një mision me forcat shqiptar u nis për në Afganistan.

“Sot në 106 vjetorin e krijimit të FA, edhe ceremonia e përcjelljes së 66 forcave shqiptare për në misionin e radhës në Afganistan ku vendi ynë kontribuon denjësisht prej vitit 2002”, shkruan Rama.

Ai ka publikuar një album fotografish, nga momenti i përcjelljes së ushtarakëve.

Në fotografi shihen momente teksa përcillen nga familjarët për në detyrë, ku nuk mungojnë momentet emocionuese.

Gjithashtu nuk mungon as fotografia zyrtare me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. /a.y/noa.al