Transmetuar më 04-12-2018, 12:51
Foto ilustruese

Një person i ka dhënë fund jetës së tij, në mënyrë të dhimbshme, duke pirë helm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne, në Shijak.

Në banesën e tij, ka gjetur vdekjen Nevruz Merko, 78 vjeç, i cili dyshohet të jetë vetëhelmuar me lëndë toksike.

I moshuari u gjet nga familjarët i pajetë, ku çdo tentativë për ta përmendur rezultoi e kotë.

Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë të moshuarin drejt flijimit, teksa hetimet janë në vijim.

Për ndjekjen e mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. /a.y/noa.al