Transmetuar më 04-12-2018, 12:36
Foto ilustruese, abuzim seksual

Një vajzë e mitur, ka rënë pre e një përdhunimi, prej një djali i cili i ka bërë pritë për të abuzuar me të.

G.Rr., 26 vjeç, banues në Krujë, u arrestua gjatë kësaj të hëne si i dyshuar për ngjarjen.

Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën K.L., 16 vjeçe.

Mësohet se ka qenë e mitura ajo që ka bërë denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e të dyshuarit.

26-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, ndërkohë që në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës.

Për shkak të natyrës delikate të çështjes e cila është ende nën hetim, nuk bëhen me dije më shumë detaje. /a.y/noa.al