Transmetuar më 04-12-2018, 12:06

Gjashtë persona janë vënë në prangat e policisë italiane si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës që vepronte në zonat e Molise, Abruzzo dhe Puglias.

Operacioni policor i koduar “Alpheus 1” i zhvilluar gjatë natës mes të hënës dhe të martës, u shtri në zonën e Campobasso, ku u kryen kontrolle intensive.

Krahas të arrestuarve, 13 persona janë nën hetim mes tyre pesë femra, si të përfshirë në trafikun e kokainës.

Krerët e bandës rezultojnë dy kushërinj shqiptarë, të cilët rezultojnë të dënuar më parë dhe që aktualisht ndodheshin në shërbim prove.

Baza e grupit ishte në Portocannone. Një tjetër e dhënë e rëndësishme, është se ishin femrat e anëtarëve të grupit, kryesisht dy kushërinjve shqiptarë ato që merreshin me financat dhe paketimin e lëndës narkotike, ndërkohë që burrat e tyre garantonin transportin.

Po ashtu, gratë merreshin edhe me paketimin e lëndës narkotike. /a.y/noa.al