Transmetuar më 04-12-2018, 11:18

Kreu i ALUIZNI, Artan Lame, thotë se në zonën e Unazës së Re, e cila preket nga Unaza e Madhe, janë bërë legalizime abuzive.

Deklarata e tij u bë ditën e sotme, teksa ndodhej në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

“Ka pasur legalizime edhe në mënyrë abuzive në Unazën e Re dhe për këtë duhet të mbahet përgjegjësi. Gjatë vitit 2013 janë bërë 49 legalizime. Këto legalizime janë bërë në një kohë kur aty ekzistonte projekti për zgjerimin e Unazës”, u shpreh Lame.

Ai akuzoi Partinë Demokratike se lejoi ndërtimet, edhe se gjatë qeverisjes së djathtë nuk u lajmëruan njerëzit se në atë zonë shtrihej Unaza. Banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe prej afro një muaji dalin përditë në protestë në protestë, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje për ta, duke thënë se nuk do largohen nga banesat, pa u bërë kompensimi sipas vlerës së tregut.

Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e “Pallatit me shigjeta” e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dy anët e rrugës. /a.y/noa.al