Transmetuar më 04-12-2018, 09:53

Një person i shpallur në kërkim për tentative vrasje, është vënë në prangat e policisë së Orikumit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Erjon Çeloaliaj, 29 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, u arrestua pasditen e kësaj të hëne.

Uniformat blu bën ndalimin e tij bazuar në vendimin e Gjykatës së Vlorës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Çeloaliaj, dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 korrik të vitit 2016, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A. /a.y/noa.al