Transmetuar më 04-12-2018, 08:10

Prej muajsh ajo mungon në ekranet shqiptare, pas një emisioni të suksesshëm “Kush vjen për drekë”.

Por ndërsa në vjeshtë mungoi në ekranin televiziv me nisjen e sezonit të ri, moderatorja Arjola Shehu paska bërë plane më të mëdha.

Së fundmi nëpërmjet disa postimeve në Instastory, ajo bën me dije se do jetë pjesë e kanalit italian “Rai”.

Arjola bën me dije se do të prezantojë programin “Tipicita 2019”.

“Debutimi im në një prodhim 100% italian, bashkë me Marco Ardemagni”, shkruan Arjola. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd