Transmetuar më 04-12-2018, 07:59

Ardhja e tij në jetë i ka dhuruar emocione të forta, aq sa ajo i është përkushtuar totalisht.

Moderatorja Jona Spahiu, ka publikuar për herë të parë një fotografi të të birit, teksa e mban i shoqi në krahë.

“Të shikoj ty dhe jam në shtëpi”, shkruan Jona, e emocionuar nga ndjesitë që i jep i biri.

Vogëlushi, po shkon rreth katër muajsh, por vetëm në këtë fotografi, Jona ka zbuluar hapur fytyrën e tij.

Megjithatë që nga ardhja në jetë e të voglit, ajo ka publikuar shpesh foto të Raiden, por tashmë duket se nuk e ruan më portretin e të birit.

Kujtojmë se Jona u martua me partnerin e saj Frenkli Ymeri, teksa ndodhej në mes të shtatzënisë. /a.y/noa.al