Transmetuar më 03-12-2018, 13:10

Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në debatin mes mazhorancës, teksa po diskutohet buxheti i vitit 2019.

Kreu i qeverisë ndërhyri në debatin mes ministrit të Financave Arben Ahmetaj, me kreun e komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.

Ai tha se është pozitive që bëhen debate dhe amendamente.

“Bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti. Praktikisht gjithë dita e sotme ka qenë e frytshme, pasi ka qenë për përmirësime të draftit të buxhetit dhe paketën fiskale.

Mesazhi i këtij buxheti dhe pakete është shumë pozitiv. Pavarësisht se fokus në këtë seancë tek disa amendamente mund të krijojë ide pak më ndryshe. Dëshiroj të kujtoj se në Shqipëri akoma s’kemi asnjë hotel me 5 yje. Asnjë! Nëse duam të zhvillojmë turizmin dhe të jemi konkurrues në rajon, i kemi mundësitë”, u shpreh Rama.

Ai sqaroi se që një hotel të jetë me 5 yje, duhet të jetë brand global i certifikuar.

Duke folur për lejimin e lojërave të fatit në hotelet luksoze, ai shtoi se nuk është mbështetje që qeveria i bën të pasurve, por për ekonominë, se është ajo fashë që sjell të ardhurat, punësim dhe efekt zinxhir në produktivitetin e brendshëm. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd