Transmetuar më 03-12-2018, 09:34

Presidenti Ilir Meta, e ka nisur këtë të hënë, me një mesazh të rëndësishëm lidhur me personat me aftësi të kufizuara.

Duke publikuar një fotografi me një prej tyre, ai shpreh angazhimin për integrimin e tyre në shoqëri.

Presidenti thotë se me rastin e ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, garanton për ta mbështetje e dialog të përhershëm.

Po ashtu ai apelon për angazhimin e të gjithëve për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

“I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t’i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to”, shkruan Meta. /a.y/noa.al