Transmetuar më 03-12-2018, 08:10

Ai ka qenë deputet në radhët e Partisë Socialiste, por prej kohësh është kritik ndaj kësaj qeverie dhe shumicës socialistr.

Së fundmi ka komentuar deklaratën e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ku duke folur në “Zonë e Lirë” ajo tha se, “Nuk mund të thuash që nuk ka punuar Erion Veliaj, por duhet shumë më shumë dhe se Veliaj, me këta kriminelët, nuk përfshihet".

Ish-deputeti socialist Andis Harasani, thotë se LSI dhe Veliaj, janë si buka me gjalpin.

Madje ai aludon se nuk do të jetë e largët dita kur do të drejtojë LSI.

“Me kaq shumë sa punon Erioni dhe me gjithë këto halle që i jep PS dita kur Erioni do drejtojë LSI, është e afërt. LSI dhe Erioni janë si buka dhe gjalpi. Të bëra për njëra tjetrën”, shkruan Harasani në rrjetet sociale. /a.y/noa.al