Transmetuar më 03-12-2018, 07:46

Nuk ka person që të paktën një herë të mos e ketë parë fytyrën e saj, e cila u cilësua si vogëlushja më e bukur në botë.

Bëhet fjalë për një foto të Thylane Léna-Rose Loubry Blondeau, në moshën 10-vjeçare.

Me flokët e lëshuar mbi supe dhe sytë me ngjyrë, vogëlushja tërhoqi shumë shpejt vëmendjen.

Tashmë ajo është rritur dhe ka shkuar 17 vjeçe, duke vijuar të ruajë të njëjtën bukuri, në mos të përmirësuar.

Aktualisht ajo është përfshirë në fushën e modelimit dhe aktrimit, ku suksesi i saj nuk është i paktë.

17-vjeçarja është vajza e futbollistit francez Patrick Blondeau dhe preznatueses Veronika Loubry. /a.y/noa.al